Maqedonia e Veriut mohon se Bullgaria ka paraqitur kërkesa të reja

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruar mes dy vendeve

Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, të martën e 9 gushtit, ka mohuar të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për Maqedoninë e Veriut.

Ministria në fjalë këto i quan “spekulime të paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruar mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme.

Ndërsa, gjatë së hënës së 8 korrikut, Nikolaj Milkov ka shpallur idenë për formulimin e një dokumenti të ri për përmbushjen e detyrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë, deklaratë kjo e cila menjëherë nxiti reagimin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika