Në Divjakë të Shqipërisë, një 60-vjeçar ka djegur 100 hektarë me bimë të ndryshme dhe ullinj

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin, i cili kishte shkaktuar zjarrin në fshatin Biçukas në Divjakë. Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj

ilustrimi

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për zjarrvënie në fshatin Biçukas të Divjakës.

Sipas Policisë së Shqipërisë si pasojë e zjarrvënies janë djegur 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

Në njoftim thuhet se, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të banorëve të fshatit Biçukas, ata kanë thënë se menjëherë kanë dalë në vendngjarje për t’iu  ndihmuar banorëve të zonës.

Sipas tyre, zjarri kishte dalë nga kontrolli për shkak të erës duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësit nuk intervenonin dot për shkak të terrenit të vështirë.

“Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 60 vjeç, banues në Biçukas, Divjakë, në fshatin Biçukas”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje ata kanë treguar se çfarë ishte dëmtuar nga zjarrvënia, “janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe e madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave”.

Policia e Fierit ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kenë kujdes, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, ka bërë thirrje për qytetarët që ta denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënës apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika