BKS: Mbi 11 mijë lëndë të mbyllura për 20 muaj

Byroja Kosovare e Sigurimit( BKS) ka thënë se në 20 muajt e fundit ka mbyllur 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta sipas BKS -së që nga themelim e deri më tash

Sami Mazreku, Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, ka prezantuar punën 20-mujore. Ai ka treguar se falë punës dhe angazhimit të madh kanë arritur që të mbyllin 11,435 lëndë, dhe këtë për 20 muaj.

“Më 30 shtator të vitit 2020, kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti, në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, derisa aktive për momentin janë 2,716 lëndë” ka thënë drejtori Mazreku.

Ai ka treguar se këto rezultate, gjatë javës së kaluar, i kishte prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtarë të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

“Në BKS për herë të parë lëndët trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde kohore”.

Sa i përket shkakut të zvarritjes së lëndëve, Mazreku ka thënë se një pjesë e lëndëve janë duke u zvarritur, sepse një pjesë e lëndëve që janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që sipas tij, nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje.

“Apeloj të avokatët, por edhe të qytetarët që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lëndët dhe t’i marrin mjetet menjëherë” ka shtuar Mazreku.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika