Rikthehet Pandeli Majko në rolin e deputetit

Pas dorëheqjes së Alqi Bllako, nga pozita e deputetit, në këtë post do të vijë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në komisionin shtetëror të zgjedhjeve, pas verifikimeve të kryera, Ilirjan Celibashi, i ka dhënë mandatin Pandeli Majkos.

Ilirjan Celibashi

Ky i fundit do të jetë deputetë nga radhët e Partisë Socialiste (PS) në Kuvendin e Shqipërisë.

Pandelio Majko më parë kishte dorëzuar formularin e dekriminalzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ-ja ka dalë në përfundimin, duke u konsultuar edhe me organet përkatëse, se Majko nuk ka kryer asnjë shkelje penale ose të ketë vendim gjykate të formës së prerë kundër tij.

Ky i fundit ishte i 19-ti në listë, një më pak se numri i deputetëve që mori PS-ja në qarkun e Tiranës.

Majko kishte marrë 8 mijë e 785 vota, në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli, por nuk arriti t’i grumbullojë 10 mijë vota, për të qenë deputet.

Por fati i buzëqeshi me arrestimin e Bllakos, ku Majko ishte në listën pritëse për të qenë deputet, prandaj është vendosur t’i kalohet mandati.

Alqi Bllako ka dhënë dorëheqje, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Me vendim të gjykatës, Alqi Bllako mbetet në burg

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika