Aktivistja 17-vjeçare kanadeze lobon për ruajtjen e ujit

Autmn Philter është aktivistja 17-vjeçare nga Kanadaja që është emëruar si "mbrojtëse e ujit". Ajo lobon për ruajtjen e mjedisit, veqanërisht, për ruajtjen e ujit përmes organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Forumi Ekonomik Botëror

Aktivistja 17-vjeçare nga Kanadaja, Autmn Peltier

Aktivistja 17-vjeçare kanadeze për të drejtat e indigjenëve dhe e emëruar si “mbrojtëse e ujit”, Autumn Peltier, po fuqizon të rinjtë për të mbrojtur mjedisin. Si kryekomisionere e ujit për kombin Anishinabek, ajo ka diskutuar më shumë për rëndësinë e ujit të pastër për organizatat, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Forumin Ekonomik Botëror.

Peltier fillimisht u bë e vetëdijshme për nevojën për mbrojtjen e ujit në vetëm tetë vjeç. Kur vizitoi një komunitet indigjen fqinj, ajo zbuloi se ata nuk ishin në gjendje të pinin ujin e rubinetit për shkak të ndotjes.

“Unë besoj se pa marrë parasysh se çfarë race apo ngjyre, sa të varfër dhe sa të pasur jemi, të gjithë meritojnë ujë të pijshëm të pastër”.

“Nuk duhet të jesh vendas për të respektuar ujin ose për të rritur ndërgjegjësimin për të” thotë ajo.

Në moshën 12-vjeçare, Peltier u bë titulli kryesor për qortimin e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, për dështimin e tij për të miratuar politika që ruajnë ujin e pastër, raporton CNN.

Që atëherë, ajo ka folur me liderët botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në Samitin e Veprimit të Klimës të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ajo, gjithashtu, u nominua tre herë për Çmimin Ndërkombëtar të Paqes për Fëmijë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika