Pse qëndroj i fshehur për nëntë vjet, autori Salman Rushdie

Përmbajtja e librit të katërt të autorit Rushdie, 'Vargjet Satanike', ishte cilësuar si blasfemi nga muslimanët, duke bërë që të njëjtit t'i ndalohet hyrja në disa vende, gjë e cila kishte detyruar autorin të qëndroj i fshehur për nëntë vjet

Salman Rushdie, autor i librit 'Vargjet Satanike'

Salman Rushdie, ishte detyruar të fshihet për nëntë vjet, për shkak të përmbajtjes së librit të tij të katërt ‘Vargjet Satanike’, e cila nga muslimanët cilësohej si blasfemi (sharje kundër zotit ose fesë), duke bërë udhëheqësin e Iranit të ofrojë 3 milionë dollarë për kokën e tij.

Romancieri me origjinë indiane Salman Rushdie kishte arritur të marrë vëmendjen e publikut me publikimin e veprës Midnight’s Children në vitin 1981, i cili kishte shitur mbi një milion kopje vetëm në Britani të Madhe.

Por, libri i tij i katërt, në vitin 1988  ‘Vargjet Satanike’ e kishte detyruar atë të fshihej për nëntë vjet.

Romani surrealist  ‘Vargjet Satanike’, post-modern kishte ngjallur zemërim te disa muslimanë, të cilët e kishin konsideruar përmbajtjen e tij si blasfemi, dhe të njëjtit iu kishte ndaluar hyrja në disa vende, njofton BBC.

Ndërkaq, një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini kishte bërë thirrje për ekzekutimin e tij.

Madje kishte ofruar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh në një dekret ligjor të lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik.

Shpërblimi mbi kokën e Rushdie ende mbetet aktiv, dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, që është një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian ka shtuar 500 mijë dollarë të tjera në shpërblim në vitin 2012.

Shtetasi britaniko-amerikan, i cili ka lindur nga muslimanë jo-praktikues dhe është vetë ateist, është bërë një avokat i zëshëm për lirinë e shprehjes, duke mbrojtur punën e tij në disa raste.

Ndërkaq, disa ngjarje letrare të ndjekura nga Rushdie kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe bojkotimeve, por ai vazhdon të shkruajë.

Ndryshe, romani i tij i radhës, ‘Qyteti i Fitores’, pritet të botohet në shkurt 2023.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika