Begaj: UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka vlerësuar lart kontributin e UÇK-së për lirinë e Kosovës

Bajram Begaj, president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë në Kosovë si president i Shqipërisë, ka folur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se “përbën një faqe të ndritur të historisë së përbashkët, që bën krenarë çdo shqiptarë”.

Duke aluduar në raportin e Dick Marty-t, i cili i kishte akuzuar disa nga krerët UÇK-së për trafikime me organe njerëzore, Begaj tha se raporte të tilla janë të trilluara dhe se ato tentojnë që ta njollosin gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve për liri, por që sipas tij, një gjë të tillë nuk do ta arrijnë asnjëherë.

Po ashtu, presidenti i Shqipërisë, foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se është frymëzim për të gjithë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri.

“Ibrahim Rugova është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. UÇK, përbën një faqe të ndritur të historisë së përbashkët, që bën krenarë çdo shqiptarë asnjë raport i trilluar që tenton ta njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë nuk do të arrijë ta zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”, ka deklaruar Begaj.

Begaj u shpreh se shteti i Shqipërisë e përkrah Kosovën në çdo iniciativë të sajën për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Sipas tij, vendimi i Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës, ka qenë i duhur.

Shtetin e Shqipërisë dhe  të Kosovës, presidenti Begaj e ka quajtur si trashëgimi të Ismail Qemajlit dhe Ibrahim Rugovës.

Gjatë ditës, Begaj pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërkaq partitë opozitare është planifikuar që t’i takojë të martën.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika