Zgjedhjet në Kenia: Raila Odinga refuzon rezultatet e votave

Nga zgjedhjet presidenciale në Kenia është shpallur fitues William Ruto me 50.49% të votave dhe kandidati tjetër për president, Raila Odinga ka marrë 48.85% të votave. Odinga ka refuzuar rezultatet duke thënë se, sipas pikëpamjeve të tyre nuk ka një fitues të shpallur ligjërisht

Ish-kandidati për president në Kenia, Raila Odinga

Në një fjalim, të martën e 16 gushtit kandidati për president në Kenia, Raila Odinga ka folur për herë të parë për humbjen e zgjedhjeve duke thënë se koalicioni i tij “refuzon plotësisht dhe pa rezerva rezultatet presidenciale”.

“Sipas pikëpamjes sonë, nuk ka asnjë fitues të shpallur ligjërisht dhe në mënyrë të vlefshme dhe asnjë president të zgjedhur,” tha ish-kryeministri kenian për rezultatet e shpallura nga kryetari i komisionit zgjedhor, të hënën e 15 gushtit.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe i Kufijve ka shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale William Ruto me 50.49% të votave dhe Odinga të dytin me 48.85%.

Kenia: William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale

Nënkryetarja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve, Juliana Cherera u shpreh se përmbledhja e përqindjeve të votave që ka marrë secili kandidat ishte e një “absurditeti matematikor”, duke theksuar se numri i votave ishte 100.1%, një mospërputhje prej 0.01%.

Odinga i konsideroi shifrat e paraqitura nga kryetari, Wafula Chebukati si të pavlefshme, duke thënë se ai do të “ndiqte të gjitha opsionet kushtetuese dhe ligjore që kemi në dispozicion.” Kjo është përpjekja e pestë e Odingës në presidencë dhe ai ka thënë se do të garojë për herë të fundit, raporton CNN.

Mbyllet procesi zgjedhor në Kenia, në pritje të presidentit të ri

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika