Dy të vdekur dhe 783 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKSHPK-së ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë dy persona kanë vdekur dhe 783 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Foto ilsutrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së të mërkurën e 17 gushtit ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur.

Ndërsa, gjatë 24-orëve të fundit nga dy mijë e 473 testime, 783 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Numri i të shëruarve është 952, ndërsa numri i rasteve aktive me coronavirus është pesë mijë e 561.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Ndërkaq, 80 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit. Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 48 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 272 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 861 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 638 të tjerë.

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Të martën e 16 gushtit janë regjistruar 413 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga e shtunja nuk ishte raportuar për ndonjë të vdekur shkak i coronavirusit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika