Zëdhënësja e Termokosit: Deri më tani nga ZRrE-ja nuk kemi indikacione se do të ketë ngritje të çmimit të tarifave të ngrohjes

Termokosi nuk pritet të këtë ngritje të çmimit të tarifave të ngrohjes, dhe do të zgjerohet dhe në më shumë se 120 objekte banesore

Termokosi

Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e Termokosit, ka treguar se shtrenjtimi i tarifave të ngrohjes nuk është nën përgjegjësinë e Termokosit.

“ZRrE është autoriteti i vetëm rregullativ i tarifave të ngrohjes për ne. Ne kemi aplikuar për shqyrtimin e tarifave të reja për sezonin e ardhshëm. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga ZRrE-ja. Deri më tani nuk kemi indikacione se do të ketë ngritje të çmimit të tarifave të ngrohjes”, ka thënë ajo për agjencinë EO.

Tutje, Uka-Fejzullahu ka bërë të ditur se ngrohtorja e kryeqytetit do të zgjerohet dhe në më shumë se 120 objekte banesore, ku do të investohen 13 milionë euro.

Ajo ka treguar se punimet janë duke u bërë në lagjen Mati 1, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza” dhe përreth.

Afërdita Uka- Fejzullahu, zëdhënëse e Termokosit

“Projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e projektit të ngrohjes, i cili ka filluar vitin e kaluar, është investim nga Qeveria gjermane në vlerë 12 milionë euro. Projekti sapo ka filluar realizimin në lagjen Mati 1, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ dhe përreth. Janë shtuar 40 objekte banesore në këtë lagje”.

“Mbi 1 milion euro ka investuar ‘Termokos’ ndërsa 12 milionë euro Qeveria gjermane, duke mundësuar që të kyçen edhe 40 objekte banesore që të mos mbesin jashtë objektit të ngrohjes”.

“Ndërsa objekte të vjetra banesore që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë 86 objekte të vjetra banesore që shtrihen në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu i Diellit”, ka deklaruar  Uka-Fejzullahu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika