Të hënën, takim mes Vulin dhe Lavrov

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet të hënën e 22 gushtit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme ruse, ka bërë të ditur se Aleksandar Vulin dhe Sergei Lavror, planifikojnë të kenë një takim dhe të diskutojnë për bashkëpunimin në mes Rusisë dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, kishte shkuar për një vizitë pune në Moskë.

Sipas Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, në takimin që pritet të mbahet të hënën e 22 gushtit, mendohet se do të jetë në krye të bisedës çështja e Kosovës.

Pak ditë më parë është mbajtur takimi mes Kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Aty është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, por takimi nuk kishte rezultat.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika