Nagavci për grevat: Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për grevë në arsim, duke thënë se është e paarsyeshme të bëhet ai veprim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me komunat e Kosovës, i kanë bërë përgatitjet e duhura për ta filluar vitin e ri shkollor.

Paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), i ka quajtur të paarsyeshme.

Ajo ka premtuar se punëtorët e arsimit do të kenë paga të dinjitetshme në raport me performancën e tyre.

Për këtë arsye, sipas Nagavcit, është e papranueshmë që procesi mësimor të mos fillojë me kohë.

“Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdojë më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Nagavci ka thënë se me projektligjin e ri për paga, rangimi i punëtorëve të arsimit është bërë edhe më mirë sesa ka kërkuar SBAShK-u.

“Jam shumë e bindur në përkushtimin e mësimdhënësve dhe përgjegjësinë që të njëjtit ndjejnë ndaj nxënësve. Sindikatat janë partneri ynë social, andaj dhe kemi shqyrtuar çdo kërkesë të tyre. Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit edhe më mirë sesa SBASHK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar, me ish-qeverinë, andaj edhe procesi mësimor s’bën të pengohet”, ka vijuar Nagavci.

Ndërkaq, SBAShK-u ka paralajmëruar greva të përgjithshme në arsim nga data 24 gusht.

Kjo sindikatë po kërkon rritje të pagave për punëtorët e arsimit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika