“Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim”

Faton Abdullahu, ka treguar se çfarë ka ndodhur me premtimet e kryeministrit Albin Kurtit sa kishte qenë në opozitë por ato premtime ai ka harruar sipas Abdullahut, dhe është duke veprua në të kundërtën e tyre

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Zëdhënësi i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ia ka llogaritur të gjitha premtimet që kryeministri Albin Kurti i kishte bërë sa kishte qenë në opozitë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se “Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim”.

Ai ka shkruar se Kurti kishte thënë se “nuk ka dialog pa kushte dhe kërkim falje të Serbisë, përfundoi në dialog teknik”.

Abdullahu ndër të tjera ka thënë se, Kurti kishte thënë se kur të vinte ai në pushtet, do të zbriste çminimin e energjisë, por, me qeverinë e Kurti ka vetëm terr dhe ngritje enorme të çmimit.

Gjithashtu, sipas Abdullahut, Kurti kishte premtuar “ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, të gjitha çmimet po ngritën gjatë qeverisjes së tij”.

“Mungesa e kompetentencës dhe dijes po e degradon secilën sferë të jetës politike, shoqërore e shtetërore, çdo ditë. Përtej mashtrimit, qytetarët sot, po jetojnë më keq, më të pasigurt për të ardhmen dhe me frikë për gjendjen e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

“Si ta quajmë këtë Kryeministër dhe këtë Qeveri me këto rezultate, me ndryshime drastike mes premtimeve dhe qeverisjes? Keq, shumë keq! Premtoi shpresë ofroi zhgënjim”.

Sipas tij, Kurti ka bërë gjithçka vetëm për vota sepse Ky kryeministër dhe kjo Qeveri, e ka bërë të kundërtën kur ka ardhur në pushtet.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika