Tahiri-Kurtit: A mos ke shkuar te miqtë për të rregulluar ‘bojlera dhe filtera’?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se si ka logjikë që pas takimit të 18 gushtit në Bruksel, edhe pas shtatë ditëve, kryeministri Kurti nuk është kthyer në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin dhe partitë politike se çfarë është diskutuar në këtë takim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se mos ka shkuar “te miqtë”, pasi sipas tij, pas takimit të 18 gushtit në Bruksel nuk u kthye menjëherë në Kosovë.

Ai ka thënë se si kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet dhe partitë politike për një ngjarje të rëndësishme.

“A mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera dhe filter?”, ka vijuar tutje Tahiri në postimin e tij në Facebook.

Ndryshe, të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian(BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën ku po mbahej takimi ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e trepalëshe nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell, pas takimit, në një konferencë për media ka bërë të ditur se në takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Ai tha se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Ndërkaq, të enjten e 24 gushtit, kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se çfarë është diskutuar në këtë takim në Bruksel.

Kurti ka treguar sesi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka pranuar të ketë normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka potencuar se gjatë takimit të tij me Vuçiq, nuk është ngritur ndonjë propozim konkret nga pala serbe dhe as nuk ka pasur angazhim konstruktiv.

Kurti tregon se çfarë u diskutua në Bruksel gjatë takimit me Vuçiq

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika