Zelensky godet Rusinë pas 25 të vrarëve në një sulm në stacionin e trenit Chaplyne

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit në stacionin e trenit në Chaplyne, duke thënë që Rusia është përgjegjëse për këtë vepër, dhe se patjetër që pushtuesit duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka konsideruar Rusinë përgjegjëse për sulmin me raketa në një stacion treni në Ukrainë në ditën e pavarësisë, sulm i cili ka lënë të vdekur të paktën 25 persona dhe dhjetra të plagosur.

Numri i viktimave të konfirmuara nga bombardimet në Chaplyne në Ukrainën qendrore të mërkurën në mbrëmje të 24 gushtit ishte rritur, ka thënë operatori ukrainas i trenit të enjten e 25 gushtit.

“Sipas informacioneve nga mëngjesi kemi 25 të vdekur, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë. Tridhjetë e një persona janë lënduar, në mes të cilëve ka edhe fëmijë”, ka thënë kompania në Telegram.

Të mërkurën mbrëma, Zelensky ka theksuar se 22 persona dihej se kishin vdekur, duke përfshirë një djalë 11-vjeça,r kur një raketë shkatërroi shtëpinë e tij.

“Chaplyne është dhimbja jonë sot,” ka shtuar ai në fjalimin e tij të natës me video, drejtuar kombit, duke iu referuar qytetit 120 kilometra në juglindje të Dnipro në Ukrainën qendrore, ku kishte ndodhur greva e së mërkurës.

“Ne patjetër do t’i bëjmë pushtuesit të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë. Dhe me siguri do t’i dëbojmë pushtuesit nga toka jonë. Asnjë njollë e vetme e kësaj të keqe nuk do të mbetet në Ukrainën tonë të lirë. Ne do të bëjmë rrugën tonë drejt fitores, do të ndodhë”, ishin fjalët e presidentit të Ukrainës, raporton euronews.

Ndërkaq ndihmësi i presidentit, Kyrylo Tymoshenko, ka thënë se disa vagona treni janë djegur nga sulmi, duke shtuar se forat ruse kishin bombarduar dy herë stacionin e trenit, Chaplyne.

Përndryshe, ushtria ruse ka shmangur Kievin në festën e Ukrainës, pasi pikësynimi kanë qenë qytetet e vijës së parë si Kharkiv, Mykolaiv, Nikopol dhe Dnipro me sulme artilerie, ka thënë këshilltari presidencial i Ukrainës, Oleksiy Arestovych.

Ndryshe, sulmi me raketë në Chaplyne, qytet me rreth 3 mijë e 500 banorë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk, ka përkuar me gjashtëmujorin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

15 ukrainas vriten nga një sulm rus në Ditën e Pavarësisë

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika