Tre persona arrestohen për trafikim me armë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se tre persona janë arrestuar pas dyshimit për trafikim të armëve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, katër revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme dhe dokumente relevante për rastin.

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë,  të cilët dyshohet që kanë kryer trafikim me armë. Në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: 1 AK-47, 4 revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme  si dhe dokumente  relevante për rastin”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika