Nagavci për testin e maturës: MASHTI ka ndërmarrë të gjitha masat që ky proces të realizohet siç duhet

Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore do të mbahet të shtunën e 27 gushtit. Gjersa u ka uruar maturantëve rezultate sa më të larta, Ministrja Nagavci ka thënë se MASHTI ka ndërmarrë të gjitha masat që ky proces të realizohet si duhet

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se MASHTI ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ashtu që afati i dytë i testit të maturës të realizohet ashtu siç ishte paraparë.

Gjersa u ka uruar maturantëve rezultate sa më të larta, Nagavci ka falënderuar personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e provimit të maturës.

“Kjo është një ditë e rëndësishme, sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do t’ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë. Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falenderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës”, ka shkruar Nagavci, mëngjesin e së shtunës.

Afati i dytë i provimit të maturës shtetërore do të mbahet të shtunën e 27 gushtit, bën të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Testimit të dytë do t’i nënshtrohen rreth 5084 maturantë në 59 qendra të testimit. Ndërkaq, në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Të shtunën, mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika