Arrestimi i ish-prokurorit të përgjithshëm mirëpritet nga prindërit e 43 studentëve

Ish-prokurori i përgjithshëm i Meksikës, Jesús Murillo Karam është arrestuar pasi raporti i qeverisë meksikane javën e kaluar i referohej incidentit si një "krim shtetëror". Prindërit e studentëve e kanë mirëpritur këtë vendim duke thënë se për ta, është domethënëse dhe ka elemente pozitive që do t'i ndihmojnë të dinë të vërtetën

Prindërit e 24 studentëve të zhdukur duke protestuar. Foto: CNN

Prindërit e 43 studentëve meksikanë që u zhdukën gati tetë vjet më parë kanë mirëpritur gjetjet e një raporti të fundit të qeverisë që zbuloi se zhdukjet ishin një “krim i shtetit”.

“Për ne, është domethënëse dhe ka elemente pozitive që do të na ndihmojnë të dimë të vërtetën dhe të marrim drejtësi”, thanë familjet në një deklaratë të botuar të premten e 26 gushtit.

Fati i studentëve është një mister i qëndrueshëm, i cili mbetet i pazgjidhur pavarësisht nga vite të tëra shqyrtimi dhe interesi ndërkombëtar.

Studentët kishin vizituar qytetin jugperëndimor të Iguala nga një kolegj mësuesish në Ayotzinapa kur autobusët e tyre u kapën nga policia lokale dhe forcat ushtarake federale në shtator 2014, njofton CNN.

Saktësisht çfarë ndodhi pas kësaj  dhe pse mbetet ende e panjohur.

Një raport i qeverisë javën e kaluar i referohej incidentit si një “krim shtetëror”, bazuar në mijëra dokumente, mesazhe me tekst, regjistrime telefonike, dëshmi dhe forma tjera të provave.

Arrestohet ish-prokurori i përgjithshëm i Meksikës për zhdukjen e 43 studentëve

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika