Festivali “Rock en Seine” rikthehet për herë të parë që nga pandemia COVID-19

Festivali francez “Rock en Seine”, ka vendosur të rikthehet pas dy vitesh me edicionin e tij të 18-të. Festivali ka filluar të enjten e 25 gushtit dhe do të zgjasë deri të dielën e 28 gushtit

Ilustrim

Festivali popullor francez, i njohur për organizimin e aktiviteteve më të mira ndërkombëtare pop dhe rock, ka vendosur të rikthehet këtë vit me edicionin e tij të 18-të.

Festivali ka filluar të enjten e 25 gushtit dhe do të zgjasë deri të dielën e 28 gushtit.

Ky festival i cili ka rreth 40 mijë pjesëmarrës, do të sjellë para publikut shfaqje të drejtpërdrejta dhe performanca nga emra të njohur si Nick Cave and the Bad Seeds, Tame Impala, Stromae dhe jo vetëm, raporton euronews.

“Ne jemi të vendosur të kompensojmë kohën e humbur këtë vit dhe t’u japim fansave të muzikës pushimin e përsosur të fundjavës në gusht”.

“Në rendin e ditës, ekskluzivitetet botërore, atmosfera më e mirë e festës, shfaqje të shkëlqyera live nga yjet e muzikës rock dhe të ardhurit, dhe energjia e jashtëzakonshme e turmës së bashku më në fund”, kanë thënë organizatorët e festivalit.

Ndryshe, festivali është duke u mbajtur në Domaine National de Saint-Cloud, në afërsi  kryeqytetit francez.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika