Kurti: Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke mos e përmendur marrëveshjen e arritur për dokumente hyrje-dalje, në mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar për rëndësinë e reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në postimin e tij nuk e ka përmendur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse, por, ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

Po ashtu, ai ka treguar se javën e kaluar ka diskutuar për masat reciproke, për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë e re të Kosovës për punë, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore”, ka shkruar Kurti në Twitter, ndërsa, ka shpërndarë një intervistë që ka dhënë javën e kaluar për “Die Welt”.

Gjithashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nga tani do të vazhdojnë “pandalshëm” drejt njohjes reciproke, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, ajo ka falënderuar Shtetet Bashkuara të Amerikës (ShBA), që sipas saj kanë një rol mbështetës.

Njoftimit për arritje të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë i është bashkuar edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun mes dy shteteve, Miroslav Lajçak, i cili e ka falënderuar SHBA-në për angazhimin e tyre.

Ai ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, për dokumentet hyrje-dalje.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ndërsa, gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika