ZRrE: Pushojnë rrethanat për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës së 24 gushtit për ndarjen e subvencioneve për energji kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale të FSHU-së, respektivisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të Shërbimit Universal

Të martën e 30 gushtit, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pas vendimit të Qeverisë së 24 gushtit për ndarjen e subvencioneve për energjinë, kanë pushuar rrethanat për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale të Furnizuesit me Shërbim Universal, përkatësisht të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të Shërbimit Universal.

Sipas njoftimit nga ZRrE-ja, thuhet se kjo zyrë edhe gjatë muajve në vazhdim do të monitorojë nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapa të nevojshëm në përputhje me mandatin e saj ligjor.

ZRrE-ja ka njoftuar se më datë 9 gusht ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për FSHU-në.

“Ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5% siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së, duke mundësuar kështu hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm”, thuhet në komunikatë.

Poashtu thuhet se ZRrE-ja në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara për FSHU-në, ka analizuar me kujdes aplikacionin e FSHU-së, dhe konstaton se ngjarja e jashtëzakonshme nuk ka qenë nën kontrollin e FSHU-së, dhe se mungesa e subvencionit të Qeverisë  së Kosovës do të tejkalonte pragun e materialitetit prej 5 për qind në të Hyrat e Lejuara Maksimale të FSHU-së.

Mungesë e cila siç thuhet do të hapte Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika