Nxënësit të dëshpëruar me mosnisjen e vitit shkollor

Të dëshpëruar janë nxënësit në Kosovë për shkak se sot nuk kanë nisur mësimin. Mbi 95 për qind e shkollave janë në grevë. RTV Dukagjini ka qëndruar sot në shkollën Isamil Qemajli në kryeqytet dhe sjell atmosferën nga aty dhe pritjet e nxënësve e mësimdhënësve për situatën tutje

ShFMU Ismail Qemajli

Erolida Tenezhdolli, është bërë gati dhe herët në mëngjes ka shkuar në shkollën “Ismail Qemajli”.

Nxënësja e klasës së shtatë, e dëshpruar tregon se kishte shpresë se do të niste vitin shkollor, ashtu siç ndodh me 1 shtator por në dyer të shkollës gjeti shenjën se mësimdhënësit e saj janë në grevë.

“ Unë jam gëzu shumë që ka ardh 1 shtatori pasi kam pushu shumë. U ndjeva keq pasi komë prit më fillu sot mësimin”, ka thënë nxënësja Erolida Tenezhdolli.

Edhe nxënësit tjerë të kësaj shkolle të Prishtinës shprehen të zhgënjyer për mosnisjen e vitit shkollor.

“E kom prit shumë ditën e sotit pasi s’jem pa moti. Pak keq se s’po ka ma lezet me ardh një shtatori dhe mos më kanë në shkollë”, ka thënë nnënësja Erona Arifi.

“ Komë prit më ia fillu shkollës më të mbarë, keq po nina s’po më pëlqen që po mbahen greva”, ka shtuar nënësja tjetër Dua Mejzini

Heshtja që ka kapluar shkollat në fillimvit, ka prekur edhe mësimdhënësit.

Arsimtari i historisë, Florim Isufi nga shkolla “Hasan Prishtina ”, ka një kërkimfalje veçanërisht për një pjesë të nxënësve, ani se fajin për gjendjen thotë se nuk e mbajnë mësimdhënësit.

 “Ma së shumti iu kërkoj falje për këtë gabim të Qeverisë, nxënësve të klasave të para pasi ata kanë prit sot të vinë në shkollë dhe s’do të jenë këtu. Po na kërcënojnë”, ka thënë Isufi.

Qeveria nuk po pranon të paguajë 100 euro shtesë në rrogat e zyrtarëve publikë, përfshirë mësimdhënësve, kërkesë kjo e tyre deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Si pasojë e kësaj, SBASHK-u ka nisur grevë të përgjithshme që nga 25 gushti.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika