Sejdiu: Mjekët nuk janë pjesë e grevës, por nuk iu ka dalë paga

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka shtruar pyetje ndaj Ministrisë së Financave, se pse punëtorëve shëndetësorë nuk iu ka dalë paga edhe pse nuk janë pjesë të grevës

Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka thënë se punëtorëve shëndetësorë nuk iu kanë dalë pagat edhe pse ky sektor nuk është pjesë e asnjë aktiviteti grevist.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Financave, duke shtruar pyetjen se pse do duhej edhe mjekët të mos paguhen.

“Plotësisht pajtohem me shumicën e panë listëve, me të vërtet greva është akti më i rëndë e cila ka dëme kolaterale…Sot një pjesë e madhe e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me grevën kanë ra viktima”, ka thënë ai.

“Po kush duhet të akuzohet që një pjesë e madhe e mjekëve do duhej t’i paguanin kreditë dhe ato para nuk i kanë. Pse të penalizohen ata që nuk janë pjesë e asnjë aktiviteti, duhet përgjegjësi e madhe”, ka vijuar ai

Ai ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë sektor i shoqërisë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika