Çmimi i naftës dhe benzinës bie për një cent

Krahasuar me të enjten e 1 shtatorit, të premten e 2 shtatorit, nafta dhe benzina janë liruar për një cent, ndërsa gazi ka mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës së premte të 2 shtatorit.

Nga 1.79 për litër sa ishte të enjten, çmimi i naftës për ditën e premte është liruar për një cent, 1.78 euro.

Po ashtu, edhe çmimi i benzinës është liruar për një cent, e që të premten raportohet të jetë 1.43 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.76 centë për litër.

Njoftimi nga MINT

 

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, MINT-i ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Duke u bazuar në vendimin e marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër naftë.

Në këtë vendim thuhet se Ministria e Industrisë ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi.

Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhja e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të hyjë në fuqi për 30 ditë.

Në muajin qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës, i cili ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika