FBI publikon listën e dokumenteve të sekuestruara nga zyra e Donald Trump, 90 prej tyre boshe

Agjencia ka publikuar një listë të detajuar të dokumenteve të cilat i kishin sekuestruar nga zyra e ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, ku 90 prej tyre ishin futur në listën e dokumeteve boshe

Ilustrim

FBI ka publikuar listën e detajuar të dokumenteve të ndjeshme të cilat ishin marrë nga zyra ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.

Kjo listë e dokumenteve është bërë publike të premten e 2 gushtit, duke ofruar një vështrim më të afërt të dokumenteve shumë të ndjeshme të qeverisë që janë marrë nga zyra e ish-presidentit dhe nga një zonë magazinimi në pronë.

Inventari është zbuluar pasi gjykatësi federal që ka mbikëqyrur kërkesën e Trump ka pasur për synim të përcaktojë se çfarë materialesh të sekuestruara mund të përdorë departamenti i drejtësisë në hetimin e tij.

Mes artikujve që FBI ka marrë ishin 90 dosje boshe të klasifikuara për t’u kthyer tek sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë ose një ndihmës ushtarak.

Në përcaktimin e përmbajtjes së kutive të materialeve të sekuestruara, inventari i bërë së bashku nga departamenti i drejtësisë ka treguar se FBI ka marrë 71 dosje boshe nga zyra e Trump dhe 19 dosje boshe nga një depo, raporton theguardian.

Ndryshe, FBI ka sekuestruar dhjetëra materiale shumë të ndjeshme me shenja klasifikimi nga zyra e Trump, duke përfshirë shtatë dokumente të shënuara “Top Sekret”, si dhe qindra revista dhe prerje shtypi nga viti 2015 deri në 2020, si dhe dokumente të tjera qeveritare jo të klasifikuara.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika