Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, arrestohen 6 persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për zhdukjen në qershor të 11-vjeçares. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar me dyshimin se ata janë përfshirë në zhdukjen e 11-vjeçares e cila së fundmi, ishte raportuar se ishte dhunuar nga 5 persona, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Arrestimi i tyre është realizuar të premten.

Departamenti për të mitur bën të ditur se të gjashtë të arrestuarit dyshohen për veprat penale si “Trafikim me njerëz”, “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “dhunim”.

“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi me njerëz’, ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘Dhunimi’, si dhe në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndër të tjera, në kuadër të provave materiale janë konfiskuar shtatë telefona mobilë, të cilët do të shërbejnë në procedurën penale.

Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, që të gjashtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Njëherësh, hetimet janë duke vazhduar.

Një vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë. Rasti pretendohet se nisi në një park të qytetit, ku tre persona fillimisht e ngacmuan me fjalë 11-vjeçaren, e më pas edhe nisën dhunimin ndaj saj.

Si rrjedhojë e rastit të lartcekur dhe raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual, një protestë masive është organizuar në Prishtinë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protesta kundër dhunimit seksual – “Boll ma”, “Prokuroria i ka duart me gjak”

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika