Një i vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën e 3 shtatorit është shënuar një i vdekur me COVID-19, ndërsa prej 555 testimeve, 73 qytetarë kanë rezultuar pozitiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të shtunën ka informuar se nga 555 testime, 73 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Të shtunën është raportuar se janë shëruar 187 qytetarë.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 774 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 33 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 630 doza të vaksinës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika