Tirron Mamusha zë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Manastirit

Atleti 24-vjeçar nga Gjakova, njëherësh kampion i atletikës në Shqipëri për vitin 2022, ka marrë pjesë në gjysmëmaratonën e zhvilluar në Manastir të Maqedonisë së Veriut ku edhe është shpërblyer me vendin e dytë

Tirron Mamusha, atlet

Kampioni kosovar i atletikës, Tirron Mamusha, ka arritur të fitojë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Manastirit, në Maqedoninë e Veriut.

Kjo garë e mbajtur të dielën e 4 shtatorit, altetit nga Gjakova i ka sjellë fitore.

Për Mamushën nuk është hera e parë që del fitues në gara të tilla.

I riu nga Gjakova është shpallur kampion i Shqipërisë në sportin e atletikës, në garën e zhvilluar me datë 23 dhe 24 maj të këtij viti të mbajtur në Elbasan.

Kjo garë është organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Ndërsa, në qershor të këtij viti atleti ka fituar vendin e tretë në gjysmëmaratonën e Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Përveç garave në Kosovë dhe rajon, Mamusha ka marrë pjesë edhe në maratonat në Bosnje, Zvicër dhe Gjermani.

Tirron Mamusha zë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Manastirit në Maqedoni të Veriut

Ndërkaq ai ka sfiduar vetën me shtigjet e gjata në Romë, Athinë dhe  Sarajevë për t’i matur forcat me vrapuesit e njohur ndërkombëtarë.

Synimi i tij është që sa më shpejt të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

24 vjeçari, nga Gjakova është rritur në një familje sporistësh në lagjen afër Pallatit të Sporteve “Shani Nushi”.

Ndryshe, atletika është një nga sportet më të lashta, që është përfshirë në programin e rregullt të Lojërave Olimpike që në vitin 1896, në Olimpiadën e Parë të kohërave moderne.

Vendi i tretë në Ohër për kampionin kosovar të atletikës

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika