Osmani: Kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kombi shqiptar është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën, shembullin universal të humanizmit dhe sakrificës për njeriun”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku me rastin e 25-vjetorit të kalimit të Nënës Terezë në amshim dhe 6-vjetorin e shenjtërimit të saj, te shtatorja e saj në Prishtinë nderoi kujtimin për simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit.

Ndërkaq në Prizren, në ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së saj është kujtuar vepra e madhe jetësore.

“Është kujtuar shembulli i përkryer moral që ajo ia fali njerëzimit, të dokumentuar nëpërmjet ekspozitës e cila i kushtohet veprës e jetës së saj”, shtoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Po ashtu, Osmani ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë, i ka dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza” disa personalitete të shquara nga fusha e humanizmit, të cilët siç thotë ajo kanë kontribuar në periudha të ndryshme në ruajtjen dhe promovimin e vlerave etnike e kulturore.

“Ndërkaq këtë ditë e përmbyllëm me një koncert të jashtëzakonshëm të filarmonisë së Kosovës, dedikuar Nënës Terezë”.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të hënën kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së saj.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se Shën Tereza ka dhënë shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar.

“Së bashku me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Kishës Katolike, anëtarë të kabineteve tona, jemi këtu për të filluar këtë ditë për përkujtimin e Shën Terezës, nënë e madhe e cila dha një shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar”, ka thënë ajo gjatë një deklarate për media.

Osmani ka shtuar se Nëna Terezë përkujtohet me shumë krenari, pasi misioni, vepra dhe shumbulli që ka lënë pas për gjeneratat e reja tregon se dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjerve duhet të jetë dritë udhërrëfyese në punën e përditshme.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika