Përplasje mes analistit Sadiku dhe avokatit Gashi në lidhje me grevën në arsim

Avokati Tomë Gashi grevën në arsim e ka cilësuar si mënyrë për bankrotimin e shtetit, ndërsa analisti Arbnor Sadiku është shprehur se situatën me grevën do ta menaxhonte më mirë ai, pasi sipas tij, qeveria Kurti nuk po arrin ta ketë situatën nën kontroll

Dibran Istrefi, Tomë Gashi dhe Arbnor Sadiku

Analisti Arbnor Sadiku dhe avokati Tomë Gashi, të ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini kanë diskutuar rreth grevës në sektorin publik dhe kanë ndarë mendime të kundërta.

Derisa avokati Gashi këtë grevë e ka cilësuar si mënyrë për bankrotimin e shtetit, Sadiku ka thënë se këtë situatë me grevën do ta menaxhonte më mirë, pasi qeveria Kurti nuk po arrin ta ketë nën kontroll atë.

“Po të kisha qenë në vend të tij do ta kisha menaxhuar më mirë, pavarësisht qëndrimeve të tij në kuptimin që për zotëri Jasharin është me Vetëvendosjen apo me opozitën, sido që të jetë, unë do t’i kisha pranuar ata grevistë dhe do t’i kisha ofruar një ofertë edhe nëse qeveria e Kosovës nuk do të përmbushë kërkesën për 100 euro. Ky është dashur që të ofrojë një solucion tjetër që t’u thuhet gjithë grevistëve, ne e kuptojmë krizën ekonomike, e kuptojmë inflacionin dhe ofrojm një shumë prej 60 ose 70 euro, dhe pastaj kështu do ta kishte hequr barrën e presionit publik”, ka theksuar analisti.

Më tej, ai ka thënë se kjo grevë po krijon momentum të mirë për opozitën dhe disfavore për pushtetin.

“Kjo krijon disfavore për qeverinë Kurti, sepse pikë së pari i krijon një momentum të keq, ne e pamë se gjithë sindikatat e tjera pas zotëri Jasharit, e policisë dhe sindikata të tjera janë çuar në grevë dhe u krijua një momentum i mirë edhe për opozitën të bëjë politikën e saj në raport me grevistët edhe të tjerët”, ka shtuar Sadiku.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi është shprehur se qëllimi i grevistëve është ta bankrotojnë shtetin.

“Nëse dikush mendon edhe qëllimi është ta bankrotojë shtetin, duke kërkuar veç pare, pare, pare, e ka gabim. Unë nuk kam parë që ka pasur grevë deri tani, ka pasur grevë, por ka pasur kërcënime për grevë”, ka theksuar Gashi.

Më tej, ai ka thënë se përveç nxënësve të cilët nuk po vijojnë mësimin, janë të përfshirë edhe prindërit, të cilët po i dëshpron kjo grevë.

“Nëse Rrahman Jasharaj e merr përgjegjësinë që t’i lërë pa shkollë 230 mijë nxënës, dhe këta 230 mijë nxënës e kanë nga një nënë, përafërsisht 460 mijë dhe e kanë nga një baba, bëhen gati 700 mijë persona që i dëshpron, edhe dëshpron krejt Kosovën për shkak të moslejimit të fillimit të shkollimit”, ka shtuar ai.

Ai konsideron se situata me grevë fokus ka vetëm bankrotimin e shtetit.

“Greva është një prej metodave që të kërkojnë të drejtën e tyre, por këta po duan ta bankrotojnë shtetin dhe s’po duan të presin edhe periudhën kohore që është e ligjshme se ligji i pagave është gati”, ka theksuar më tej.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika