Ministria e Brendshme shqiptare pas sulmit kibernetik: Nga të dhënat rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë

Pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare, Ministria e Brendshme ka njoftuar se bashkë me aleatët e tyre, janë duke vazhduar punën për të bërë gjithçka që sistemet digjitale të jenë të sigurta

Ilustrim

Ministria e Brendshme e Shqipërisë pas përsëritjes së sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare ka dhënë detaje.

Në postimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi i përsëritur të jetë kryer nga e njëjta dorë.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme shqiptare.

Ministria ka shtuar se  për efekt sigurie sistemete tyre, përfshirë atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht.

“Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë”.

Minsitria e Brendshme shqiptare ka thënë se bashkë me aleatët e tyre, janë duke vazhduar punën për të bërë gjithçka që sistemet digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast.

Të mërkurën e shtatë shtatorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.

“Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare”, ka thënë Edi Rama.

I pari i qeverisë shqiptare ka shtuar se për javë të tëra është punuar paralelisht për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin për gjetjen e agresorëve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika