Blinken kujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Në këtë datë kujtojmë trimërinë, dhembshurinë, forcën e guximin e amerikanëve

Sekretari i Departamentit Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, teksa ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se në këtë datë kujtohet trimëria, dhembshuria, forca dhe guximi i amerikanëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari i Departamentit Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në këtë datë kujtohet trimëria, dhembshuria, forca dhe guximi i amerikanëve.

Teksa ka përkujtuar viktimat, Blinken ka përmendur edhe mbështetjen e miqve dhe aleatëve, duke thënë se bashkërisht do ta ndërtojnë një botë më të sigurt.

“Sot ne përkujtojmë rreth tre mijë personat e vrarë në sulmin terrorist të 11 shtatorit dhe trimërinë, dhembshurinë, forcën dhe guximin e amerikanëve tanë. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e madhe nga miqtë dhe aleatët. Së bashku, ne do të ndërtojmë një botë më të sigurt”, ka shkruar Blinken.

Të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani. Nga ky sulm mbetën të vdekur afër 3 mijë persona.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika