AAK propozon të votohet ligji për pensionistët kontributdhënës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ligjin për pensionistët kontributdhënës të propozuar nga kjo parti

Konferenca e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ta votojnë plotësim-ndryshimin e ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Shemsedin Dreshaj nga kjo parti ka thënë se propozimi i iniciuar nga partia e tij parasheh që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet sa kanë punuar para 1 janarit të vitit 1999.

Dreshaj i ka përmendur rastet kur punëtorët në kohën e okupimit serb ishin larguar nga puna pa dëshirën e tyre, për këtë shkak sipas tij shumë punëtorë nuk kanë mundur ta arrijnë të drejtën për pensione kontriubutdhënëse.

“Siç e dini, kemi rast për një ditë ose një javë, individët e kanë humbur të drejtën për gëzimin e pensionit kontributdhënës. Besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga partitë e tjera parlamentare dhe sidomos nga partia që e ka shumicën në kuvend”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka kërkuar që të largohet kushtëzimi që sipas tij është diskriminues që të njihet si pension kontributdhënës vetëm puna prej 15 vjetësh.

“Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim diskriminues për punëtorët e viteve të 90-ta, të cilët ishin larguar dhunshëm, pa pajtimin e tyre nga puna atëherë. Kjo nismë legjilstaive i ka kaluar të gjithë hapat paraprakë që të procedohet në parlament dhe të përmbyllet si tërësi. Vlen të theksohet se nga viti i kaluar asnjë person i cili pensionohet nuk i plotëson kushtet që të dalë në pension kontributdhënës. Pra, asnjëri nuk i ka 15 vite të plota”, ka thënë ai.

Sipas Dreshajt, implikimet buxhetore në rast se miratohet ky ligj janë rreth 100 milionë euro.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika