Cilat raste do t’i trajtojë Instituti për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë?

Instituti për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë do të jetë si një Agjenci në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës, e cila do t’i trajtojë vetëm rastet në periudhën kohore nga janari i vitit 1999 deri më 20 qershor të vitit 1999

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka propozuar për miratimin e projektligjit për krijimin e Institutit për krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili do të ketë mandat t’i trajtojë vetëm rastet në periudhën kohore, nga janari i vitit 1999 deri më 20 qershor të vitit 1999.

“Dokumentimi i këtyre krimeve dhe verifikimi i të dhënëve dëshmojnë krimet e kryera, i kontribuojnë në veçanti përmbushjes së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtën në drejtësi, të drejtë për reparacion dhe për garantimin e mospërsëritjes”.

Sipas saj, ky projektligji trajton, rregullon punët e Institutit, ia përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë, e i cili do të jetë “si Agjenci ekzekutive në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës”.

Më tej, ajo ka treguar se organizimi i brendshëm i këtij instituti do të rregullohet me akte nënligjore.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika