Anëtari i PSD-së: Vetëvendosja është gëzuar kur janë arrestuar Thaçi dhe të tjerët

Dren Kukaj-PSD





Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk po merr asnjë veprim për t’i kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se në momentin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, nga LVV-ja janë gëzuar.

Sipas tij, partisë në pushtet është duke i pëlqyer që Specialja i ka “eliminuar”, kundërshtarët politikë të tyre.

“Nuk është kjo partia që dikur e kundërshtonte Gjykatën Speciale, është partia që sot është e heshtur ndaj veprimeve të saj. Ne e kemi parë në momentin e arrestimit, ata as nuk kanë mundur ta mbajnë veten në gëzime. Kemi parë statuse të Kurtit dhe nuk shohim asnjë veprim kundër kësaj gjykate nga ana e qeverisë. Gjykata Speciale i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Atyre po u pëlqen ideja që Gjykata Speciale i ka hequr disa kundërshtarë politikë”, ka thënë ai.

Kukaj ka theksuar se Gjykata Speciale është politike, dhe se këtë do ta kundërshtojnë edhe përmes protestës në Komunën e Gjilanit.

“Konsiderojmë që kjo gjykatë është politike andaj konsiderojmë që kundërshtimin si PSD ta shënojmë me një protestë në Gjilan në orën 10, ashtu që ardhja e saj mos të kalojë në qetësi. Kundërshtimet ndaj saj janë të qëndrueshme dhe ato duhet të intensifikohen në qëndrimin politik. Kundërshtimi duhet të bëhet në rrafshin politik, mirëpo konsiderojmë që sa më e përfshirë të jetë shoqëria në kundërshtimi e kësaj gjykate aq më e shëndetshme do të jete edhe shoqëria jonë”, ka thënë ai.

Tutje, ai është shprehur se një gjykatë e tillë,  siç është Gjykata Speciale, ka për qëllim vetëm njollosjen e luftës së UÇK-së.

Rasti i Gjykatës Speciale, sipas tij, është rast i paprecedentë, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë vend të botës.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika