Qeveri – KPK, vazhdon përplasja e ashpër mes tyre  

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur rreth nisjes së hetimeve për mosdeklarim të pasursë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se njerëzit që kanë përgjegjësi të bëjnë ndryshime në Kosovë, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve

Qeveria e Republikës së Kosovës

Nisja e hetimeve për mosdeklarim të pasurisë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duket se e ka shqetësuar zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se asnjë nga njerëzit që kanë përgjegjësi për ndryshime thelbësore në Kosovë, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve të prokurorisë.

E këto deklarata të Ministres së Punëve të Jashtme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, po i sheh si tendencë për ndërhyrje në punën e tyre.

Madje në reagimin e tyre thuhet se KPK dënon ashpër atë që e quajnë përdorim i gjuhës sistematike denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Kosovës, ndaj Prokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion. Andaj, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokurorial”, ka deklaruar Këshilli Prokurorial.

Ndërkohë, si jokorrekte deklaratat e Donika Gërvallës i sheh edhe Liridon Salihu nga GLPS.

“Në këtë rast, deklaratat e zëvendëskryeministres dhe poashtu edhe deklaratat e akterëve tjerë të Qeverisë aktuale, duhet të shihen si deklarata të cilat e cënojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor”, ka thënë Liridon Salihu.

Salihu thekson se krejt çka duhet të bëjë qeveria, është ta vazhdojnë punën me vettingun.

Por, kritika në drejtim të Këshillit Prokurorial në vazhdimsi ka bërë edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Deklaratat që janë bërë në lidhje me dorëheqjen e prokurorëve ose e kryesuesëve të ndonjë prokurorie të caktuar, janë deklarata të papranueshme për faktin se edhe mund ta cenojnë dhe rrezikojnë shkeljen e parimit të ndarjes së kontrollit dhe balancimit të pushteteve, parim ky kushtetues”, ka thënë Bugaqku.

Vullnet Bugaqku vlerëson se Haxhiu nuk ka të drejtë të bëjë deklarime të tilla.

“Me çfarë të drejte ajo merr këtë iniciativë ose këto lloj deklarime që të kërkoj dorëheqjen e një personi që mban një pozitë të një pushteti të pavarur, siç është pushteti gjyqësor dhe prokurorial. Është njëjtë sikurse dikush nga Gjykatat dhe Prokuroritë të kërkojnë dorëheqjen e ministres apo edhe të kryeministrit”, ka shtuar Bugaqku.

Albulena Haxhiu, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, kishte kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurorit të një rasti të më parshëm të të miturës. (pamje konferenca e Albulena Haxhiut)

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika