Dhjetëra të vdekur në përleshjet në kufirin Taxhikistan-Kirgistan

Përleshjet kanë nisur rreth kufirit Taxhikistan-Kirgistan të premten e 16 shtatorit, pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për përdorimin e tankeve, mortajave, artilerisë me raketa dhe dronëve, nganjëherë kundër vendbanimeve civile

Foto ilustrim

Kirgistani ka njoftuar të dielën se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të vrarë në përleshjet kufitare me Taxhikistanin këtë javë, në mes të një shpërthimi luftimesh midis vendeve të Azisë Qendrore.

Deklarata e së dielës do të thotë se numri aktual i të vdekurve nga ana e Kirgistanit është të paktën 36, ndërsa Taxhikistani nuk ka dhënë shifra të sakta të të vdekurve.

Përleshjet kanë nisur rreth kufirit Taxhikistan-Kirgistan, të premten e 16 shtatorit,pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për përdorimin e tankeve, mortajave, artilerisë me raketa dhe dronëve, nganjëherë kundër vendbanimeve civile.

Një armëpushim është vendosur më vonë atë ditë, i cili ka vazhduar deri në një farë mase, megjithëse dy vendet e Azisë Qendrore kanë pretenduar në mënyrë të përsëritur se tjetra po shkel marrëveshjen.

Në një raport të veçantë, Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit ka thënë se 134 persona kishin mbetur të plagosur.

Ky shpërthim serioz i konfliktit është më i keqi që nga prilli 2021, kur përleshjet midis dy palëve vranë të paktën 50 njerëz dhe ngritën spektrin e një lufte më të gjerë.

Aktorët ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje dyshes që të depërshkallëzojnë situatën dhe të përmbahen nga përdorimi i dhunës, raporton euronews.

Të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, telefonoi zyrtarët nga të dyja palët, duke u kërkuar atyre “të nxisin dialogun për një armëpushim të qëndrueshëm”, sipas një zëdhënësi të OKB-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika