Osmani kujton dhe nderon ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II në mbarë botën

Këtë të hënë në funeralin shtetërorë të Mbretëreshës Elizabeth II kanë marrë pjesë liderët botërorë. Në mesin e liderëve të ftuar ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se virtytet për të cilat do të kujtohet përherë Mbretëresha Elizabeth II janë dashuria, përkushtimi dhe bujaria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II

Gjatë kësaj të hëne, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset me një ceremoni shtetërore në Londër. Varrimi i Mbretëreshës është duke u cilësuar si operacion i “paprecedentë” i sigurisë në Londër.

Në mesin e 500 liderëve botërorë pjesëmarrës në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, do të jetë e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani me anë të një postimi ka njoftuar se në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, kujtojnë dhe nderojnë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.

Tutje, Osmani ka shtuar se vyrtytet për të cilat do të kujtohet përherë Mbretëresha janë dashuria, përkushtimi dhe bujaria. “Pusho në paqe Mbretëreshë!”, ka përfunduar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pamje nga funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën”.

“Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë!”, shkruan Osmani në Facebook.

Të dielën e 18 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i parë, Pridon Sadriu janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerët e shteteve dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika