Osmani takohet me Biden, shpreh mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden

 





Gjatë të hënës së 19 shtatorit, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset me një ceremoni shtetërore në Londër.

Në mesin e 500 liderëve botërorë pjesëmarrës në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, do të jetë e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar Osmani.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se gjatë bisedës me të, Biden e ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

Po ashtu, edhe presidentja Osmani e ka shprehur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunimin e palëkundur me SHBA-të.

“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shtoi Osmani.

Ndryshe, Presidentja Osmani me anë të një postimi ka njoftuar se në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, kujtojnë dhe nderojnë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.

Tutje, Osmani ka shtuar se vyrtytet për të cilat do të kujtohet përherë Mbretëresha janë dashuria, përkushtimi dhe bujaria. “Pusho në paqe Mbretëreshë!”, ka përfunduar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.

Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë!”, shkruan Osmani.

Të dielën e 18 shtatorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i parë, Pridon Sadriu janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerët e shteteve dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika