Më shumë trupa civilë nga varri masiv i Izium, përfshirë 2 fëmijë

Kryebashkiaku i Izium, Valerii Marchenko kishte bërë të ditur se zhvarrosja e trupave do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera. 146 trupa u zhvarrosën nga një vend varrimi masiv, ndër ta edhe dy fëmijë

Varreza masive në Izyum, Ukrainë, (Foto: Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës)





Më shumë trupa të civilëve duke përfshirë edhe dy fëmijë janë gjetur në qytetin Izium të Ukrainës lindore, thanë zyrtarët të hënën.

Në Izium, 146 trupa kryesisht civilë u zhvarrosën nga një vend varrimi masiv, sipas Oleh Synehubov, kreu i administratës civile-ushtarake të rajonit të Kharkiv, transmeton CNN.

“Disa nga të vdekurit kanë shenja të një vdekjeje të dhunshme, dhe ka trupa me duar të lidhura dhe gjurmë torture. Të vdekurit gjithashtu kanë plagë nga minat shpërthyese, predha dhe plagë me thikë”, tha Synehubov gjersa ka theksuar se të gjithë trupat janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore ashtu që të bëhet përcaktimi i shkakut përfundimtar të vdekjes së tyre.

Të dielën, kryebashkiaku i Izium, Valerii Marchenko ka bërë të ditur se zhvarrosja e trupave do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se të paktën 440 varre “të pashënjuara” janë gjetur në qytet ditët e fundit. Para kësaj deklarate, të premten, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se disa prej trupave kishin treguar “shenja torture”, duke fajësuar Rusinë për atë që ai e quajti “mizori dhe terrorizëm”.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika