Prokuroria në Ferizaj jep detaje për konfiskimet në aksionin “Brezovica 6”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje pas përfundimit të aksionit "Brezovica 6" dhe ka bërë të ditur se çfarë është konfiskuar. Shtatë të arrestuarit në këtë aksion dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”,  “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën e 21 shtatorit nga aksioni policor “Brezovica 6”.

E për këtë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur në këtë aksion i cili është vazhdimësi e rasteve të mëhershme janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”,   “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Çertifikatë e pronësisë, Skicë, telefon mobil- IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar, dy telefona Samsung, një Loptop HP si dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar, një telefon Samsung me dy kartela sim card, një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, një hard disk Apacer, një kompjuter laptop i markës Lenovo, një kompjuter laptop i markës Dell dhe një kompjuter laptop i markës Acer.

Ndërkaq, gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar, një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te cal. 45 mm dhe dy karikatorë të revoles.

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar, një telefon IPHONE  7,  ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar, telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri, laptop “Apple”, dokumente , certifikata Kadastra 3 faqe, kopje Plani 20 faqe, kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, kontarta Trojeve, 30 faqe, kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, 3 Vula, USB dhe një Sd Card, vetura Mercedes G class, ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar, një  pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947, një karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, një veture Toyota ,një veturë “Mercedes G class”, një telefon Iphone 13 pro, tri kartela bankare, dokumente të ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një veturë Mercedes Benz S500, një veturë Toyota Land Cruiser, një Librezë e veturës, një Telefon Iphone 12 Mini, një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyrë e zezë,

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, veturë Mercedes AMG, një librezë e veturës, kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER dhe çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Shtatë të arrestuar nga aksioni “Brezovica 6”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika