Nuk kalon rezoluta e PDK-së për grevën e BSPK-së

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga PDK-ja për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës





Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Në votim kanë marrë pjesë 67 deputetë, 22 prej tyre kanë votuar për këtë rezolutë, 39 kundër dhe gjashtë abstenime.

Kjo rezolutë ishte një nga pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e një dite më parë, ku kishte edhe debat të ashpër në mes të pozitës dhe opozitës.

Partitë opozitare vazhdimisht e kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë fajtor për grevat e gjithmbarshme të sindikatave.

Ndërkaq, përfaqësuesit e qeverisë kanë thënë se greva është politike dhe ajo ka filluar vetëm për ta kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.

Kryeministri i Kosovës është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën për dështim të një marrëveshjeje.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika