Brenda vendit ku u vranë 53 civilë shqiptarë s’ka aromë drejtësie

Në kronikën në vazhdim do të ndjekim një rrëfim që ka të bëjë me një masakër shumë të tmershme që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ajo e Poklekut. Aty kanë folur familjarë të të vrarëve të cilët kanë kërkuar drejtësi për ta. Pos kësaj kjo kronikë jep detaje edhe për dëmet e shkaktuara gjatë luftës

Foto ilustrim

Një krim mizor ka ndodhur brenda mureve të këtyre shtëpive 23 vjet më parë.

Këtu janë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, pleq, gra e fëmijë, madje edhe të sapolindur.

Njolla gjaku ka akoma e po ashtu edhe pamje që faktojnë mizorinë e 17 prillit të 1999-ës.

Kjo shtëpi gjendet në fshatin Poklek të Drenasit dhe pronari i saj është akoma gjallë për ta treguar këtë histori.

Fadil Muqolli, ish-luftëtar i UÇK-së

“Në këtë dhomë janë vrarë 51, babën edhe Ymerin e kanë qitë ma poshtë edhe i kanë ekzekutu. Kjo masakër është kryrë në shtëpinë time, në këtë masakër i kam pas 14 anëtarë të familjës, babën, nanën, katër motra bashkëshortën me katër fëmijë edhe bashkëshortja e vëllaut me katër fëmijë”, ka thënë ish-luftëtar i UÇK-së, Fadil Muqolli.

Pos që i kishte vrarë, ushtria serbe nuk ishte mjaftuar me kaq.

“Forcat serbe janë kthy prap këtu edhe i kanë kallë kufomat, të nesërmen prap janë ardh e i kanë djeg edhe një herë”, ka shtuar ai.

Pos marrjes së gjithë këtyre jetëve, serbët kishin djegur edhe këtë shtëpi së bashku me dy të tjera afër saj.

E, për Fadil Muqollin as për këto dëme nuk është bërë kurrëfar kompensimi.

“Për mu drejtësia është në komë, dikush që është në komë e ka vetëm frymarrjen”, ka theksuar Muqolli.

Por, këto tri shtëpi nuk ishin të vetmet që u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.

Për identifikimin e këtyre dëmeve kishte ekzistuar një institut të cilin e para shuarjes e drejtonte profesori Ismet Salihu.

Ismet Salihu, profesor

Ai tregon për numrin e objekteve të dëmtuara nga serbët në Kosovë.

“Në mesin e këtyre krimeve, serbët kanë kryerr edhe krimin e shkatërrimit të pasurisë materiale. Llogaritet që parafersisht rreth 100 mijë shtëpi, objekte, fabrika janë shkatërruar gjatë luftës nga forcat paramilitare, ushtarake, policore serbe”, është shprehur Salihu.

Salihu shton  se po punohet që ky institut të fillojë përsëri punën dhe sipas tij me krijimin e tij do të evidentohen më saktë të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për detaje rreth statistikave dhe dokumentacioneve për dëmet e kryera nga Serbia, por ky institucion nuk ka ofruar asnjërën prej tyre.

Ministria ka treguar vetëm kompetencat e Departamentit për Drejtësinë Tranzicionale.

Para dy javësh, Qeveria ka miratuar Projektligjin i cili i hapë rrugë rithemelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika