Vritet një person në Prishtinë

Një person është vrarë në lagjen Kolovicë të Prishtinës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacionin policor

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Kolovica të Prishtinës, si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacionin policor.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë Ulaj.

Bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim që rrethanat e ngjarjes të zbardhen.

Lidhur me rastin, Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin.

“Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë gjuetie, e cila dyshohet të jetë e njëjta me të cilin është qëlluar viktima.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika