Maqedonia e Veriut përballet me mungesën e librave për nxënësit

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka theksuar se pjesë të agjendës së tij kanë qenë tekstet shkollore, por vitin e fundit është ndryshuar koncepti i arsimit dhe për këtë ka mungesë të librave

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë librat për nxënësit e shkollave fillore. Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, për ketë çështje u ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i lajmërojnë tekstet apo lëshimet në tekste shkollore pranë zyrës së këtij të fundit.

“Unë si ministër, së bashku me Shërbimin Pedagogjik, të shqyrtojmë ato komente që vijnë për përmbajtjen e teksteve shkollore dhe probleme të tjera”.

“Tekstet shkollore janë një temë bazë në periudhën e fundit, është një problem që nuk është vetëm në vitin e fundit, por në një periudhë më të gjatë, si në arsimin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm. Vitin e fundit e kemi ndryshuar konceptin e arsimit bazë, ku fillojmë me kurrikulat e reja”, ka thënë Jeton Shaqiri.

Për tekstet e vjetra që janë në arsimin fillor, jam pro që me futjen e konceptit të ri të japim një kontribut për ndryshimin e tyre, ndaj insistoj që tekstet të jenë cilësore gjatë periudhës kohore”, ka deklaruar Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Ai ka theksuar se pjesë të agjendës së tij kanë qenë tekstet shkollore, por vitin e fundit është ndryshuar koncepti i arsimit dhe për këtë ka mungesë të librave.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika