TikTok mund të përballet me gjobë 27 milionë funte

TikTok mund të përballet me një gjobë prej 27 milionë paund, ose afërsisht 29 milionë dollarë, për akuzat për shkelje të mundshme të ligjit për mbrojtjen e privatësisë së të dhënave të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar

TikTok





Zyra e Komisionarit të Informacionit (ICO) në Mbretërinë e Bashkuar tha të hënën se i ka dërguar kompanisë së mediave sociale një dokument ligjor që i paraprin një gjobe të mundshme. Ai tha se TikTok mund të ketë përpunuar të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç pa pëlqimin e duhur prindëror dhe ka përpunuar “të dhëna të kategorisë së veçantë” pa baza ligjore për ta bërë këtë.

ICO tha se këto të dhëna përfshijnë origjinën etnike dhe racore, opinionet politike, besimet fetare, orientimin seksual, anëtarësimin në sindikata dhe të dhëna gjenetike, biometrike ose shëndetësore, shkruan The Guardian.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionarit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni i shpërndarjes së videove mund të ketë shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave mes majit të vitit 2018 dhe korrikut të vitit 2020.

John Edwards, ICO

Komisionari i informacionit, John Edwards, tha: “Ne të gjithë duam që fëmijët të jenë në gjendje të mësojnë dhe përjetojnë botën dixhitale, por me mbrojtjen e duhur të privatësisë së të dhënave.

“Kompanitë që ofrojnë shërbime dixhitale kanë një detyrë ligjore për të vendosur mbrojtje të të dhënave, por pikëpamja jonë e përkohshme është se TikTok nuk e përmbushi atë kërkesë.”

Në korrik, një firmë australiane-amerikane e sigurisë kibernetike publikoi një raport që zbuloi se TikTok mblidhte sasi “të tepërta” informacioni nga përdoruesit e saj.

Gjoba maksimale që mund të vendosë ICO do të bazohet në një llogaritje prej 4% të qarkullimit vjetor global të TikTok.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika