Ndriçim Gazija, artisti i ri i “Këngës Magjike”

Artisti Ndriçim Gazija përgjatë intervistës së tij në Radio Dukagjini ka treguar më shumë për këngën që do të këndoj në "Kënga Magjike", këngë të cilën e kishte shkruar pikërisht në natën kur ai kishte qenë për herë të parë në emisionin "Super3nd"

(Majtas) Mirdon Pacolli, (në mes) Ndriçim Gazija dhe Drilona Shala (djathtas)

“Më rri ti larg”, titullohet kënga me të cilën artisti, Ndriçim Gazija po merrë pjesë në festivalin Kënga Magjike.

Ai ishte mysafir në “Super3nd” me Drilona Shala dhe Mirdon Pacolli në Radio Dukagjini me ç’rast tregoi edhe historinë e këndshme se si lindi vet kënga, teksti i së cilës ishte shkruar pikërisht në natën kur ai kishte qenë për herë të parë në emisionin “Super3nd”.

“Po tekstin e kam shkruar atë ditë që kam qenë në emision. Pas emisionit kam shkuar në shtëpi dhe kam qëndruar zgjuar deri në ora 5 të mëngjesit deri sa e kam përfunduar.”, tha ai.

Ndriçim Gazija në Radio Dukagjini

Ndriçimi shton se pasi shkroi këtë këngë, u bind se ajo është e duhura për tu prezantuar në Këngën Magjike.

Një dritë të gjelbër kënga mori edhe nga Florent Boshnjaku i cili bëri orkestrimin e saj.

Ndriçimi thotë se beson që pjesëmarrja në festivalin Kënga Magjike si artist i ri do ti hap shumë dyer në të ardhmen teksa premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të sjellë edhe shumë projekte të reja.

Ndriçim Gazija në emisionin “Super3nd” të Radio Dukagjini

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika