Muzhaqi në takim me Sarrazin, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor(BP), Manuel Sarrazin kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mëtutjeshme mes dy shteteve në sektorin e rinisë dhe përfshirjen e praktikave më të mira evropiane në vend

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Të mërkurën e 28 shtatorit, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka mirëpritur të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor (BP), Manuel Sarrazin.

Në takimin që u mbajt brenda ambienteve të kryeministrisë, ministrja dhe i dërguari special i Gjermanisë për BP-në kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mëtutjeshme mes dy shteteve në sektorin e rinisë dhe përfshirjen e praktikave më të mira evropiane në vend sa i përket mbështetjes së ideve të të rinjve.

“Të rinjtë tanë kanë mundësi të shikojnë përtej të kaluarës së Ballkanit Perëndimor, si dhe të krijojnë së bashku marrëdhënie të shëndosha për një të ardhme pa konflikte, të qëndrueshme dhe më të begatë për gjithë rajonin”, është shprehur Muzhaqi.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Angazhimi i mëtejshëm i ministres përgjegjëse për Rininë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), me qëllim promovimin e shkëmbimeve rinore në programet si “Super-shkollat”, “Route WB6”, etj., ishte një nga çështjet e rëndësisë primare të diskutuara në takim.

“Puna e RYCO është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor” u shpreh Sarrazin, ndërsa vlerësoi energjinë dhe përpjekjet që RYCO, si një nga sukseset e Procesit të Berlinit, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, ka bërë në krijimin e një rajoni më të mirë për të gjithë qytetarët e tij.

Po ashtu, iu dha një fokus i veçantë dhe projekteve kulturore për të rinjtë, ku u prezantua në terma të përgjithshme dhe Programi Jashtë Orarit të Mësimit (JOM), i hartuar me qëllim që fëmijët të shpenzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë cilësore, lidhur me fushën e arteve, zejeve dhe teknologjisë.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika