23 persona të vdekur nga sulmi me raketa në Zaporizhzhia të Ukrainës

Kryeqyteti rajonal, Zaporizhzhi është goditur nga një shpërthim i raketave ruse të cilat kanë lënë të vdekur 23 persona, ndërsa të plagosur 28

Foto ilustrim

Një sulm me raketa ruse ka ndodhur mëngjesin e së premtes të 30 shtatorit në një autokolonë humanitare në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës, duke lënë të vdekur 23 persona, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Ndërsa, 28 persona të tjerë janë plagosur në kryeqytetin rajonal Zaporizhzhia. Sipas informacioneve të gjitha viktimat ishin civilë.

Njerëzit në kolonë kishin planifikuar të udhëtonin në pjesën e pushtuar nga Rusia për të marrë të afërmit e tyre dhe gjithashtu për të ofruar ndihma humanitare, raporton euronews.

Sulmi ka ndodhur derisa presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u përgatitur për një ceremoni nënshkrimi në Moskë për të aneksuar Zaporizhzhia së bashku me rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kherson të Ukrainës.

Përpjekja për aneksimin pason referendumet e vetëquajtura në rajonet lindore dhe jugore, të cilat janë dënuar nga Ukraina dhe Perëndimi si një mashtrim.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika