Avokati Berisha: Dyshohet se Rexhepi është ekzekutuar në mënyrë tinzare nga më shumë se një person

Avokati i Bedri Rexhepit, Besnik Berisha ka thënë se dyshon që motivet e vrasjes së Rexhepit janë pasurore dhe se brenda 10 ditëve do të ngrihet një aktakuzë në Gjykatë

Avokati i Bedri Rexhepit, Besnik Berisha





Besnik Berisha, avokati i të zhdukurit Bedri Rexhepi i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se mund të ndajë vetëm informacionet që janë deklaruar nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Avokati Berisha është shprehur se beson që janë mbledhur prova të mjaftueshme që ky rast të procedohet në Gjykatë ditëve në vijim.  “Gjatë hetimeve janë hasur mbetje mortore, të cilat dyshohen se i takojnë Bedriut”, ka thënë Besnik Berisha.

Ndërsa, sa i përket konfirmimit të Jeton Vllasaliut, i cili ka pranuar vrasjen e Bedri Rexhepit, Berisha ka kërkuar mirëkuptim për të gjithë të interesuarit në këtë çështje duke shtuar se veprimet hetimore janë drejt fundit.

Avokati i Bedri Rexhepit ka thënë se dyshojnë që Bedri Rexhepi është rrëmbyer dhe në mënyrë tinzare është ekzekutuar nga më shumë se një person. Berisha ka treguar se brenda 10 ditëve do të ketë një aktakuzë, e cila do të konkretizoj dyshimet e secilit.

I pyetur për motivet e vrasjes, Besnik Berisha tha se dyshon që motivet janë pasurore, në mënyrë që t’ia marrin pasurinë Bedri Rexhepit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të premten se ka identifikuar një lokacion të dyshimtë në Novobërdë ku dyshohet të jetë trupi i zhdukur i Bedri Rexhepit.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin që dyshohet se është “Rrëmbim”. Dhe se janë gjetur, disa mbetje mortore në një zonë kodrinore-malore në Novobërdë.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” “, thuhet në njoftimin nga Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika